Pasi
agjensitë e lajmeve
shpërndan apelin për bojkotin e koka kolës në Kosovë, Këshilli
i Sigurimit thirri një mbledhje urgjente. Tubimi i nisur të shtunën
në orën nëntë
nuk ka mbaruar as të
dielën në mesditë.
Mijëra gazetarë
po dremisin akoma para selisë së OKB-së.
Siç
merret vesh, lajmi trishtoi edhe firmat tjera të mëdha në SHBA,
sepse pas falimentimit që do t' i shkatojë Kosova koka
kolës, mund të halitet edhe Serbia, të
trazohet, të zgjohet dhe të bojkotojë
keçapin amerikan “Heinz”.
Me
bojkotin nga
Kosova, specialistët thonë se do të humben shumë vende të punës.
Një profesor i ekonomisë, duke dashur të mos shkatojë panik në
SHBA, pasojat nga bojkoti kosovar i komunikoi vetëm presidentit
Obama. Nga burimet e sigurta,
disi curroi lajmi jashtë, ku
thuhet se Obama kishte humbur rrugën në oborrin e Shtëpisë së
Bardhë. Kishte kapur kokën me dy duar dhe po sorrollatej në
dalldi. Një deri në dy vende të punës humben nëse qytetarët
kosovarë nuk pijnë më pije amerikane, por
rasoj. Dy deri në tre vende të punës
mund të humben, nëse Serbia hakmerret ndaj SHBA-ve
duke bojkotuar keçapin.
Me presione të
tilla mund të mësohet edhe Mali i Zi, edhe Maqedonia...
SHBA
disi kapërdiu bojkotin e koka kolës,
por tmerri që i ka kapluar, është droja se një shqiptar tjetër
nga Kosova ngrihet dhe kërkon të mos blihen edhe produktet e
Microsoftit, të Appel dhe duke pasur parasysh se Zuckerberg është
me origjinë hebre,
frika është e kuptueshme se shqiptarët e Kosovës, mund të
bojkotojnë edhe Facebook-un. Këtë mirëpo nuk do ta bëjnë tha një socio-psikolog amerikan, se u duhet për ta sharë Amerikën.
Nëse
Kosova nuk blen kompjuter nga Bill Gates, kjo kompani mund ta
shkruajë epitafin e vet dhe skalisë në një gurë: “Këtu
pushon Microsoft. Qe një histori suksesi e dy shekujve, e
njërit në mbarim, e
tjetrit në
fillim.” Epitafin mund ta përgadisë mirëpo edhe Appel e Stev
Jobsit. Mund të pritet se shqiptarët e Kosovës u bie ndërmend ta
bojkotojnë edhe iphonin. Falimentimi i koka
kolës, Micrososftit dhe Appel sipas shumë
ekspertëve mendohet
se do shkatojë trazira sociale në SHBA, inflacioni do të rritet
dhe nëse Kosova i përmbahet apelit,
i bashkangjitet edhe Serbia, atëherë
mund të mbeten pa punë së paku gjashtë amerikan.
Orëve të
fundit pikoi edhe një lajm
jashtë. Shërbimet sekrete serbe dhe ruse kishin regjistruar një
telefonatë në mes Obamës dhe Hashim Thaçit. Obama
kishte kërkuar me këmbëngulje nga Kryeminsitri i Kosovës të
marrë këtë kërcënim seriozisht dhe të përdorë krejt ndikimin
e tij për t' i ndryshuar partnerit të tij të koalicionit, këtë
apel. Thaçi nuk i ishte përgjigjur menjëherë sepse ishte duke u
falur, pas një çerek ore
kishte marrë receptorin në dorë dhe
kishte tundur kokën disi në shenjë
mospajtimi. Këtë tundje koke shqiptare e
analizuan gazetat në shumë mënyra, por shumica konstatuan se Thaçi
nuk do të ndikojë për ta qetësuar opinion publik amerikan dhe
klasën punëtore atje.
“Valla po ma
ban mirë be Hashim”, kishte përkthyer përkthyesi në fund
deklaratën
e Presidentit amerikan.
Një
mbledhje urgjente mbajti edhe qeveria serbe. Ajo qortoi ministrat dhe
këshilltarët se si nuk kishin pasur një ide
gjeniale si kjo që u shpall në Kosovë.
Po të kishin
bojkotuara ata koka kolën para shqiptarëve, do ta kishin gjunjëzuar
SHBA-n dhe do ta kishin ende Kosovën
brenda Serbisë. Sidoqoftë, reagimi kosovar u pëlqeu shumë dhe
tani e tutje, do të shiten në Kosovë pije të prodhuara në Serbi.
Se
me këtë bojkot kosovar koncernet amerikan mund të falimetojnë
njëra pas tjetrës, e përshëndeti personalisht edhe Vladimir Putin
në një fjalim të shkurtër që mbajti menjëherë pas publikimit
të lajmit kosovar atje. Apelin e përshëndeti edhe Koshtunica,
Daçiqi dhe Shesheli nga Haga.
Pesimistët
shkruajnë se ky apel kosovar mund të sjellë botën para një krize
globale dhe deri edhe tek Lufta
e Tretë
Botërore. Frika
shumë e madhe që po bisedohet nëpër korridoret e Unionit Europian
është kjo: nëse një kosovar bën apel të mos blihen avion
amerikan, makinat e vendeve perëndimore,
atëherë bota siç e njohim, nuk do të
ketë shpëtim. Lufta e Tretë Botërore para dere.
Mund të
përplaset në recesion edhe industria e makinave në Gjermani nëse
i teket një deputeti tjetër kosovar
të bëjë një apel për bojkotimin e
Mercedesit, BMW dhe produkteve tjera gjermane.
Gazeta “Bild”
bën të ditur se Merkel kishte mbetur pa gjumë në sy duke folur me
kryetarët e botës.
Duke
përfunduar këtë raport, mora një email se Edi Rama personalisht
iu paska lutur Hashim Thaçit të ndikojë
në anulimin e këtij bojkoti
ekonomik dhe të shpëtohet njerzimi, por
Hashim Thaçi paska thënë se kismetit nuk mund
dhe nuk duhet t' i dilet para.
Halla Dinore
që me fakte shkencore parashikon ardhmërinë
me filxhanat e kafesë, deklaroi sot në Prishtinë: “Pasojat do të
jenë aq të mëdha për planetin Tokë, sa të atij atij guri
që zhduku dinosaurët...”Mozomakeq!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen