Në
Kosovë dhe Shqipëri ka më shumë albanofobë sesa në Serbi dhe
Greqi. Identiteti shqiptar më shumë luftohet brenda sesa nga jashtë. Kur
një komb sulmohet nga jashtë, mbrojta është më e lehtë. Kur sulmohet nga brendia, atëherë synohet shpërbërja dhe mbrojtja është shumë më e rrezikshme dhe më e ndërlikuar. Sulmet bëhen në shumë mënyra, nga shumë
shtresa dhe kanë një qëllim të përbashkët: rrënimin e
identitetit.
Albanofobët
nga jashtë, si ata nëpër vendet e Ballkanit, nuk kanë probleme me
identitetin tonë, por do të dëshironin shkëputjen e ndonjë
qyteti apo ndonjë krahine. Rreziku më i madh mund të vijë nga
implozioni, nga shpërthimi i brendshëm. Për t' u mbrojtur nga
jashtë tani kemi NATO-n, por nga brenda, nuk mund të na mbrojë
njeri. Plagët e jashtme mund të shërohen më lehtë, por jo ato që
shfaqen në baza qelizore dhe prodhojnë kancerin.
Albanofobët mund të ndahen në tre grupe të
mëdha që sulmojnë me kokëfortësi tërësinë shqiptare. Brenda
grupeve mund të ketë mosharmoni, por qëllimet i bashkojnë.
Ata edhe nëpër shkrime solidarizohen në mes vete. Sulmi i pari
është ai që bëhet duke u shërbyer kryesisht politikave serbe dhe
pastaj edhe asaj greke. Këta mund të jenë edhe nëpër pozita të
larta në shoqëri, por obligim kanë dëmtimin e interesave
shqiptare. Mund të gjendet gati në të gjitha shtresat e shoqërisë.
Kosova duke mos pasur një Shërbim Sekret si duhet, nuk ka arritur
të bëjë identifikimin e tyre. Biografitë e tyre do të tregonin
shtysën, motivin dhe ndihmonin në zbardhjen e plotë.
Grupi i
dytë bazohet në religjion dhe krejt luftën që bën kundër
identitetit, e bën i motivuar nga religjioni, nga fanatizmi duke
menduar se kombi është i pavlerë. Disa prej
tyre që janë shumë të zhurmshëm, janë me origjinë turke dhe
madhërojnë çdo gjë turke dhe poshtërojnë çdo gjë shqiptare.
Për dallim nga grupi i parë, këta të fundit, luftën kundër
kombit shqiptar e bëjnë publikisht. Madje edhe ftohen nëpër
platforma të ndryshme, ku u jepet mundësi të rrisin grupin.
Grupi i
tretë janë kryesisht intelektual që në një farë mënyre, i
hakmerren kombit për pësimet e tyre.
Ata
janë indiferent ndaj çdo gjëje shqiptare dhe sulmet që bëjnë grupi i parë dhe i dytë, për këta nuk janë asgjë tjetër, pos
shfaqje normale në një shoqëri. Derisa nuk preket interesat e
këtyre individëve nëpër grupe apo shtresa të ndryshme, ata në luftën e
tyre të shenjtë kundër shqiptare, do të jenë aleatë. Kur ta
kenë përfunduar projektin shekullor, do të merren me njëri tjetrin dhe dominojë vetëm njëri.
Të dy
rreziqet që bëhen nëpërmjet religjionit si ky me patriotët
vahabistë në Kosovë, apo ortodoksinë të drejtuar nga një
patriot grek në Shqipëri, janë të motivuar deri në vdekje për të çuar para projektet e Serbisë dhe Greqisë. Shtetet shqiptare nuk
do të jenë në gjendje ta mbrojnë dinjitetin e shqiptarit, jo gjithmonë pse
nuk dëshirojnë, por sepse varfëria apo epshi ndaj karrierës, i bën ata të epshëm.
Sakrilegjet
mbi Skënderbeun, Nënë Terezën, Bogdanin apo humanistët tjerë
shqiptare me bindje fetare të krishtera, nuk janë ashtu naive siç
duken. Kur një godine i rrëzohen shtyllat, atëherë aty do të kemi
një gërmadhë dhe pas gërmadhës, vijnë mjeshtëritë e rinj për të
ndërtuar atë që dëshirojnë ata dhe për çfarë janë paguar dhe e kanë përmbaruar me përkushtim.
Ata do të vazhdojnë punën e tyre dhe
Beogradi do të përkujtoj Esat Pashën, që e vrau Avni Rrustemi,
kurse Greqia apo popi grek në Tiranë, do të organizojë
përkujtimin e një tradhtari tjetër shqiptar...
----------------------------------------
Libra nga Lis Bukuroca
Kuptimi jetës te lulu
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen