22.11.2014

Kjo nuk është opozitë, gazeta DITA

Bosët e drogës po përpiqen ta rrëzojnë Edi Ramën, sepse ua shkatërroi kanabisin nëpër Shqipëri. U rrënoi edhe pallate. Nuk janë bosët e drogës vet, por edhe pasardhësit e Zogut, Ceno Beg Kryeziut, që do t' i hakmerren Edi Ramës për Beogradin.


Qeveritë e mira shqiptare rrëzohen nga jashtë. Sot Edi Rama gjendet në pozitën e Fan Nolit. Nëse nuk kujdeset, do të pësojë fatin e tij. Arsyeja? Kriminelët janë jashtë. Gjykata shqiptare nuk merret me hetime kundër kriminelëve shqiptarë. Kriminelët nuk po ndiqen. Mosrespektimi i ligjit dë t' i kushtojë shumë qeverisë. Në Shqipëri kriminelët politikë kanë licencë për të vrarë. Politikani që vret shqiptarë nuk gjendet në hetime.

Çdo njeri me dy pal mend në kohë habitet: si është e mundur që njeriu që me piramida shembi shtetin shqiptar, ku u vranë mbi 2.000 veta, njeriu që hodhi në ajër një pjesë të Gërdecit dhe njeriu që vrau njerëzit në rrugë tok me Bashën, të jetë i lirë dhe të ketë të drejtë të merret me politikë dhe të mbajë fjalime. Për ta kuptuar këtë njeriu duhet të jetojë në Ballkan dhe shfuqizojë arealin racional të trurit dhe mendoj sipas dobisë personale, jo sipas interesit nacional.

Gazeta Express thotë se janë tubuar 200.000 veta, që duan ta rrëzojnë Qeverinë Rama. Mund të kuptohet. Mijëra janë dëmtuar nga shkatërrimi i bazës së narkomafisë, mijëra narkoman ndjehen të keqtrajtuar, mijëra janë penguar në tregtimin dhe blerjen e diplomave. Mijëra janë ndjerë të irrituar pse Edi Rama foli ashtu si foli në Beograd.

Kur ballkanasit panë se Noli ishte më superior, u përgatitën për ta rrëzuar, edhe pse ai ishte ortodoks nuk e deshën ortodoksët për rreth. Për ata ai ishte pikë së pari shqiptar. Tani kemi një Kryeministër shqiptar, me bindje fetare katolike, me shoqen muslimane dhe fëmijët ortodoks. Kjo është burrëria shqiptare dhe pika më e lartë e qytetërimit dhe tolerancës. Kjo mirëpo nuk i pëlqen as Serbisë, as Greqisë, së cilës Berisha deshi t' i falë një pjesë të detit, ku supozohet një pasuri e madhe nënujore.

Mllefi nëpër rrugët e Tiranës nuk është opozitar, por është mllef shumë shtresash: aty mund të gjenden emisarët e Beogradit, emisarët e Moskës, bosët e drogës, fakultetet e mbyllura dhe një turmë e manipuluar shqiptare, që së bashku formojnë një shtresë të rrezikshme kundër demokracisë.

Qeveria shqiptare duhet t'i hapë sytë sepse dy qeveri duan të hakmerren. Moska për shkak të Ukrainës dhe Beogradi për shkak të epërsisë së Ramës. Moska do të përpiqet të destabilizojë Ballkanin.

Mos mendoni se Lul Basha ka harruara dhe ka falur rrëzimin e pallatit (interesante si fitohej në Shqipëri më shumë se në Zvicër e Kuvajt) nga ballkoni i të cilit mund gati të kërcente njeriu në detin Jon. Qëllimi tyre është të rrëzohet Rama sepse ky ka nisur ndërtimin serioz të shtetit. Shteti shqiptar nuk është përfunduar akoma. Atje ka akoma vende që nuk kanë emërtime rrugësh, njerëzit njohin lagjen por jo rrugën, ku banojnë. Pezmi i madh i akumuluar në Beograd, Athinë e Moskë do të derdhet në sheshin e Tiranës. Beogradi nuk ka nevojë tek shqiptarët të dërgojë serbet për të realizuar interesat e veta. Serbia historikisht ka pasur lidhjet të forta me shqiptarët e ndershëm dhe ajo është shteti i vetëm që respekton tradhtarë shqiptar si Esat Pashën për shembull, madje edhe duke i dërguar lule në varret e Parisit.

Ky shpërthim sot në Tiranë nuk është implozion shqiptar, por është hakmarrje e Nikoliçit dhe Vuçiqit. Me Edi Ramën Shqipëria bëhet shtet serioz dhe mund të hyjë më shpejt në BE. Me Lulin e Berishën nuk hyhet kurrë, sepse ata kanë toleruar apo edhe vet kanë përfituar nga mbjellja e arave shqiptare me bimë narkotike. E pastaj habitemi pse Saliu është aq i dalldisur, pse nuk mund të kontrollojë veten, pse është aq eksploziv, e pse aq sociopat.

Dilni o burra, dilni, nxitoni se Edi Rama e ka vërtetë seriozisht. Nxitoni ta rrëzoni sepse bota ka mendim të mirë për të. Me Berishën e Lulin mund të vazhdoni me kultivimin e kanabis sativa. Mund të bleni dipoloma. Pse të kemi ne një Kryeministër që mendon dhe flet shqip, kur mund të kemi një që flet dhe mendon ashtu si i konvenon Serbisë.

Edi Ramën po e nderon Perëndimi shqiptarë, neve na duhet një tjetër që nuk rrezikon interesat serbe dhe të tjerëve.

Edi Rama ka edhe armiq në polici. Ky kërkon polic të shkolluar, jo barinj siç i kishte Berisha. Ky dëshiron gjykata të pavarura, jo siç i kishte PD, gjykatës të epshëm. Ky vërtetë e ka seriozisht, prandaj duhet rrëzuar. Çfarë na duhet neve shteti, universiteti që nuk shet diploma dhe dëmton elitën e re, analfabetët me fakultet. Vërtetë Edi Rama ka bërë shumë armiq.

A nuk ju kujtohet se derisa hashashi digjej nëpër Shqipëri, Berisha shpurdhte dhe alarmohej. Kush do t' i gëzohej rrëzimit të Ramës që Berisha i ekzaltuar në FB mburret me 250.000 veta që duan ta rrëzojnë? Beogradi apo Moska? Kjo protestë nuk do të jetë e fundit. Berisha dhe Basha kanë një detyrë. Është krejtë normale. E shihni çfarë bën Shesheli në liri. Mund të merret me mend çfarë do të kishte bërë Millosoehviçi apo Hitleri, sikur t' u ishte lejuar të merren me politikë...

Gazeta DITA


Keine Kommentare: