Jemi
bërë gaz i botës. Gazuam: i quajmë tradhtarë politikanët,
pastaj u ndërtojmë përmendore. E quajmë tradhtar, pastaj e bëjmë
dhe e durojmë si Kryeministër. I quajnë kontrabandistë, hajna,
gjenden nën hetime për korrupsion, pastaj i emërojnë ministra.
S'u
skuqet
fytyra dhe
Kosovës
ia morën fytyrën.
Asnjë
nuk është dënuar për tradhti, edhe pse herë pas here lexohen
emrat e tyre. Asnjë politikan nuk është dënuar për abuzim me
detyrën dhe pasurimin e padrejtë. Edhe pse të gjithë njohim emrat
e tyre dhe dëmet e shkaktuara. Po futen nëpër ministri mjeran, po
dalin milionerë. Kështu nuk ndërtohet dhe qeveriset shteti, kështu
funksionojnë bandat e organizuara kriminele. Ashtu si po pasurohet
politikanët e Kosovës, ashtu janë pasuruar bosët e Mafias,
Ndragetës dhe Cosa Nostras.
Populli
po ikën si në kohën e Millosheviçit, sepse tani nuk shfrytëzohet
nga pushtuesi, por nga njerëzit që ka votuar. Në Kosovë nuk ka
kulturë demokratike, por mllef, manipulim i ndërsjellë dhe
meritokracia po kërkon dhe merr dëmshpërblim nga populli. Mbetet
të përkulemi para atyre që dhanë jetën për Kosovën, para atyre
që luftuan por nuk i morën gjë Kosovës, por jo para këtyre që
sollën Kosovën në këtë gjendje. Lakmia për pushtet dhe pasurim,
po shkatërron veprën e tyre.
Kosova
po dergjet nga plagët, që ia ka shkaktuar vetes. Për t' u bërë
Kosova shtet ligjor, pikë së pari duhet të nxjerrë në gjyq
liderët e partive. Të gjithë, dhe, edhe nëse ekzistojnë dyshime
të bazuara, që nuk mund të provohen, t'u ndalohet veprimtaria
politike. Njerëzit e dyshimtë, me njolla, mund të bëhen kryetar
nëpër klube private, shoqata, por jo ministra e kryeministër.
Gazuam dhe do të vazhdojmë të gazojmë, si asnjë komb tjetër në
Europë.
Dhe
tani mund të thuhet se kemi gati
Qeveri perfekte, por i mungon vetëm pak për t' u quajtur e tillë:
Thaçi krijon gjykatën për ta gjykuar veten dhe gjendet nën
hetime. Sikur të ishte burrë, siç ishte dikur, do të refuzonte
çdo pozitë derisa të shpallet i pafajshëm: nga dashuria për
atdheun. Nga dashuria për imazhin e vendit për të cilën ishte i
gatshëm ta japë jetën, e sot, sot nuk është në gjendje të japë
një karrige, nëse nuk i premtohet dhe garantohet tjetra. Pas këtij
akti, është e rekomandueshme t' i pengohet posti i kryetarit.
Kosovës
i
duhet një kryetar me dinjitet, me sedër, i pa damkosur, që e
nderon edhe bota e jashtme, nëpërmjet tij, edhe popullin e
Kosovës,
por jo një që mund të izolohet.
Kryeministri
u stigmatizua si tradhtar. Ai në mes të tjerash publikisht pat
përligjur pezullimin e autonomisë duke i shërbyer politikës së
Millosheviçit, dhe ky i njollosur, jo se nuk pendohet për të
kaluarën, por mburret. Jo vetëm se mburret, por edhe bëhet
Kryeministër me ndihmën e ish-drejtorit politik të UÇK-së,
Hashim Thaçi. Se Hashimi pajtohet me të
gjithë, është qëndrim human, social. Të falen njerëzit, e
rekomandojnë edhe psikologët sepse çlirohemi nga urrjetja, por
askush në botë, nuk këshillon shpërblimin e të pa penduarit.
Edhe sikur të mos ishte akuzuar publikisht për tradhti, për të
qenë nisur hetimet për abuzim detyrë gjersa mbante postin e
kryetarit të Prishtinës. A ishte vërtetë tradhtar apo oportunist
si elita komuniste kosovare, që ishte vëzhguese e dëbimit të
shqiptarëve në Turqi në kohën e Titos, mund ta thojë një
gjykatë, por me këto dyshime, nuk duhej të bëhej Kryeministër.
Ndoshta ai edhe mund ta krahasojë veten me vezirët shqiptarë, që
mburreshin me karrierën, por gjuha e tyre amtare ishte e ndaluar në
Perandorinë Osmane.
Tjetri,
Ferid Agani, bëhet ministër dhe gjersa ushtron këtë detyrë
fisnike në Qeverinë tragjikomike apo tallavaqeverinë, kundër tij
bëhen hetime për korrupsion. Mirëpo, për t' u quajtur kjo Qeveri
e përkryer, do t' ishte mirë që Kallashi të bëhet ministre e
Arsimit, Kulturës dhe Shkencës, kurse një mafioz, që ka pasur
sukses në distribucionin e drogës, Ministër i Punëve të
Brendshme.
Pastaj
shtiremi se po çuditemi me emigrimin. Ata që ikin kanë humbur
shpresat se politikanët shqiptarë punojnë për interesin e
popullit. Krejt populli është i bindur se politikanët tanë
janë
hajdutë dhe punojnë vetëm për interesat e tyre. Ky është vetëm
fillimi i emigrimit.
Me
hyrjen në BE, do të ikin së paku gjysma. Gjatë robërisë kemi
ikur nga pushtuesi, sot ikim në numër më të madh nga pushteti
jonë.
Popujt e vegjel me
ekonomi
të pa
zhvilluar,
nëse duhet të bëjnë milionerë politikanët e vet, siç po bëjmë
ne, atëherë ata duhet të jetojnë në varfëri. Por meqenëse
është reaksion natyror
kërkimi
i rrugëdaljes nga mjerimi, arratia është e vetmja shpresë ose
iluzion.
Popujt zakonisht ikin kur bien në rezignim dhe kur nuk shohin më
udhëheqës, që meriton t' i bashkëngjiten për të rrëzuar
idiokracinë dhe meritokracinë.
Ata
që kanë menduar se do të jetojmë më mirë, ishin idealistë. Ata
që besojnë se me këta politikanë në Kosovë do të bëhet më
mirë, ata u besojnë ëndërrave dhe fatit të shpjeguar në
filxhanë të kafesë. Se apo ikin njerëzit nga Millosheviçi,
Hashimi apo Mustafa, nuk ndryshon aspak faktin se pasoja do të jenë
të njëjta.
Kur
në Kosovë po lulëzonte krimi, korrupsioni, vrasjet
dhe vjedhja e shtetit, Rexhep Qosja merrej me Sali Berishën dhe para
hunde, nuk perceptonte se shteti po degjenerohej, se patriotët po
luftonin për vete, jo për shtetin. Tani Qosja na shfaqet për
gjynah, si një vogëlush naiv, i cili qenka zhgënjyer nga baba
dimri
dhe
ndjehet i tmerruar. Fakt është se Qosja nuk ka përkrahur njerëzit
e dijshëm por meritokratët. Kjo gjendje e sotshme ka mundur edhe të
imagjinohet. Kjo gjendje ka mundur të merret me mend sepse edhe
komunizmi u mundua në bazë të meritave në të kaluarën, ta
dominojë dhe sundojë të ardhshmen. Tani nuk duhet
askush
të tmerrohet, por le të përshëndeten në mes vete, gjersa
braktisin
Kosovën
dhe gjersa kuadrot e Millosheviçit rimarrin pushtetin.
Sidoqoftë
Kosova dhe populli shqiptar ka para vete edhe disa filma që do të
xhirohen së shpejti. Një ditë do të lexojmë se prokuroria ka
dërguar thirrje Ferid Aganit për ta marrë në pyetje. Ai do të
shkojë atje me makinën e shtetit dhe shoferin dhe kur do të dalë
jashtë,
do
të pohojë i buzëqeshur: ” “Isha
në polici për intervistë” dhe populli do të mendojë se nuk
ka
asgjë
të
keqe
nga
kjo vizitë,
sepse policët
janë gazetarë!
Skena
të tilla, ku
politikani shkon në
polici
si
i dyshuar dhe
kthehet në
Ministri,
nuk janë
parë
as
në
filmat
që
xhirohen
në
Korleone.
Një
ditë do të shohim edhe Hashim Thaçin ulur në bankën e të
akuzuarve, jo për vjedhje, që mund të konsiderohet vepër
atdhetare në Kosovë, por për nxjerrje dhe shitje të organeve. Nuk
do të shkruhet se akuzohet vetëm Hashim Thaçi, por Ministri i
Punëve të Jashtme të Kosovës. Mund të merret me mend se ato
akuza janë pjellë e fantazisë të
shërbimeve
sekrete serbe dhe Thaçi nga Gjykata, do kthehet drejtë e në
Ministri, ku do ta presë Isa Mustafa dhe Ferid Agani, natyrisht nëse
prokuroria pezullon hetimet kundër tyre.
Kur
lexohet
dhe shikohet
se në Gjermani politikani detyrohet të japë dorëheqje për
plagjiaturë, atëherë kuptohet shekulli në të cilin jetojmë si
popull. Nëse përjashtojmë prodhimet industriale të këtij
shekulli, atëherë parimet tona, mendësia fisnore, jeta dhe
qëndrimet ndaj
shtetit,
do të na përjashtonin nga kalendari perëndimor dhe përplasnin
në
kalendarin real kosovar: 15.12.1914 dhe
mund të takonim Esat Pashën, Fan Nolin, Ceno Kryeziun, Ahmet Zogun
dhe përsëri
Serbinë.
Nëse
një shtet nuk ka fuqi dhe
guxim për
ta gjykuar krimin dhe tradhtinë, do t' i përsëriten prej
dekade në dekadë dhe prej shekulli në shekull.
Gazeta DITA
4 Kommentare:
Koment tek DITA
shqiptar sharri.
PER,NASER ALIUN,
Ju,zotri keni bere nji artikull te mir,por deri tek pergojimi qe i bene REXHP QESES,nuk e dij sesi mundni te pergojoni Qosendhe ju mshon shum mir,elites politike,thacit e mustafes,por pse e perzien me punet e tyre te pista,RexhepQosen,more ali deliu?Rexhepi nuk ka qen as minister ndinjihere mesa dij une,dhe pose disponon qe te jet dhe krieminister dhe president,por nuk e lejon bajraktarizmi kosovar,se Qosja eshte nga vuthaj,perate dhe nuk ka perkrahjen e duhur,edhe pse e meriton.Ti,thue se ai u mirte me sali qenin,po mir ka bere,pse te dhymbset ti sali serbi?Ti,mustafen e apostrafon si njeri i kihes milloshit,po sala a nuk eshte puro serb?Pra sala e mustafa jan siamez or ali delia.Po,te kishte qen Qosja nji minister ne ndonji koh,dhe tja shijonim dhe ati”te mirat,,ateher keni te drejt ta anatemoni,por ai nuk ka qen,as ne kohen jugosllavis,as te serbis,e’as ne kohen e pas luftes deri sot,pra mbyllne gojen per Rexhep Qosen,se mali nuk rzohet nga halet,a e kupton?Sa,per artikullin gjerat qe ke shkrujt jan shum te drejta,dhe te vetmin artikull qe e kam pelqye dhe kam than me vete,naser aliu,kete ka shkrue,e cuditshme!!Po,ama e ke prishe me pergojimin e Qoses.Shkruj te tilla artikuj pasi je gazetar,e une nuk jam vec nji shqiptar nga sharri,pershendetje.
Koment tek DITA
nazim
Shqiptar Qarri,
te repektoj per komentet qe ben, por Naser Aliu, sic e kuptoj une thote: Shume mire qe ke kritikuar Berishen, por duhet te kishe bere te njejten gje edhe me hajnat e Kosoves, s”ka pse tmerrohesh tashti me Is Mustafen ne krye te shtetit, se bulmeti i hajnave, qumeshtin e prishur te Is Mustafes do te sillte. Dhe mendoj se ka te drejte ne kete pike. Asnje nuk eshte perfekt, as Rexhep Qosja, te cilin e Repektoj, por kete pyetje ja kam bere vetes disa here kur lexoja shkrimet e tij kunder bandes se Berishes. Perse nuk kritikon Hashim Thacin qe eshte njesoj si Sali Berisha?
Koment tek DITA
Lleshi
Llumhane hesapi ! A eshte bere ndonje gjyq per tradheti apo bashkepunim me pushtuesin serb ne Kosove ? Joooooo ! Sepse Kosova eshte serish e pushtuar !
E keqja me e madhe eshte se dhe Shqiperia eshte e pushtuar ! Aty ku nuk zgjedh dhe vendos komuniteti , nuk kemi vecse mungese sovraniteti ! Dhe ku ka mungese sovraniteti , kemi vec pushtim !Nuk ka asnje rendesi se si e kane emrin titullaret ! Cfare po kerkon Naser ? E ka fajin “populli” ?
Koment tek DITA
shqiptar sharri.
PER,NAZIMIN
Tpershendes Nazim,po me vjen mir qe ke lexue mendmin tim,dhe ma terheq verjtjen,se paskem gabuar.Miku,nuk e shperlaj une as hashim thacin,por naseri shkruan shum artikuj per rugoven dhe ate e bene ma te madh se gjergj kastriotin,dhe nga ajo prizem qe ai shkrun sot u cudita per sharjen qe ja bene ministrit te rugoves,pra a e dinte rugova dhe naseri isa mustafen se ky ka qen minister i milloshit?Perate jam mar,me mustafen,dhe ne sfond e futa Qosen,se qosen e shau mustafa,kur ky tregoi te bemat e ti.
Kam qen veprimtar i kohes 1968,kam pas fatin te jem pran,levizjes s’JUSUF GERVALLES;DHE KADRI ZEKE;BARDHOSHI GERVALLES,te tre hero te kosoves.Qysh ne vitin 1981,pra kam qen veprimtar i U.C.K-U.C.K,te maqedonis,dhe U.C,P,M.B,por jam i zhgenjyer ma shum,sesa krenar.Pra,kur ishin ushtar ish shoket e mi,kishin moral,kur hyen ne politik e dhien moralin,pra paraja jau dhiju moralin dhe patriotzmin te gjithve,qe nga thaci,ramushi,rami,shukria,ali ameti e te gjitj komandantet,cka e fituan ne lufte e dhien ne ashtu te thanun liri,per mua tani si ata te luftes si ata te udbes,jan nji mut i ndar pergjysum or mik.Per,salihun,po c’them?Saliun e kam pas mjek,apo ma mir me than pacient i ti kam qen,ne korik te vitit,mbrapshte 1990,isha per darsmen e gjalit te jusuf garvalles,dhe pata shqetsime,dhe saliu me sheroi,por me hyrjen ne pd,dhe ai tregoi se vetem nji kal troje kishte qen ne ppsh,prandaj veprimet e ti,e tregon se ai eshte nji shqiposerb dhe asgje ma teper,si gjith udbashet ton ne ish jugosllavi,ai paska qen ne mes te tiranes ne komitetin e partis,cfar tet them ma shum,?pershendetje.
Kommentar veröffentlichen