25.12.2014

Skizofreni gjenial - Kuptimi i jetës (12) - për reflektim, Gazeta DITA

Ishte viti 78. Qendra Kumanovës quhej dhe quhet “Ploshtad.” “Shtad” kuptohej se ishte „qytet” në gjermanisht, por ajo parafjalë “plo” nga kishte ardhur, kush e kishte menduar, kush i kishte bashkangjitur „shtadit“ dhe si erdhi pikërisht në Kumanovë dhe emërtojë qendrën, nuk di. Në „google” nuk mund të gjendet një shpjegim etimologjik.

H. pat nisur studimet e matematikës në Prishtinë. Në semestrin e tretë braktisi fakultetin dhe qe dërguar në Bardovc afër Shkupit. Në qytet flitej se ishte çmendur nga leximi i tepërt dhe duke zgjidhur detyra të matematikës, ishte kapërcyer, kishte braktisur normalen dhe kishte kaluar në një nivel tjetër, në një dimension tjetër apo në një frekuencë tjetër, që njerëzit “normal“ e konsideronin të çmendur, “të trenum.“ Spitalin ku qe dërguar ai në maqedonisht quhej „Lludnicë”, si emërtim qe përhapur edhe në popullin shqiptar, por të arsimuarit, e quanin pak me më shumë respekt, si “Çmendinë.”

Ky emërtim flet edhe për atë brez se si kuptonte, si perceptonte ai kohën dhe të sëmurin. I sëmuri mendor, quhej i çmendur dhe nuk dërgohej në psikiatri, por në “çmendinë.” Kur sëmureshin të tjerët nga kanceri, nuk thuhej se e dërguan në “Kanceratore “apo kur thyente dikush këmbën, “normalët” nuk thoshin e dërguan tek “Kockat e Thyera“ apo “Kockatore“, por në spital.

Familja e goditur nga kjo fatkeqësi, nuk kërkonte shërimin vetëm në Bardovc, por shumë herë kërkohej shërimi edhe tek ndonjë hoxhë apo ndonjë pop maqedonas: tek ndonjë magjistare, që shpesh herë gjente shkaktarin e sëmundjes tek ndonjë i afërm, që e kishte sëmurë për hakmarrje, nga xhelozia apo nga smira. Atëherë, për disa sëmundje mendore, si paranoja, skizofrenia, apo edhe për sterilitetin, shërimi kërkohej tek ata që merreshin me ezoterizëm apo okultizëm. Disa as nuk shkonin në spital, sepse besonin, se sëmundjet dërgohen nga zoti dhe mund t' i shërojnë vetëm ata, që kanë një lidhje direkte, miqësore me të.

Sidoqoftë ne ishim ulur në tarracën e një ëmbëltore në qendër të qytetit. Ishin ditët e fundit të maturës. Pranë nesh u ndal H. duke folur vet me vete dhe duke fiksuar shikimin drejt një maturanti tjetër, që po fliste me dy shokë në këmbë nja tre hapa larg nesh. Ata një herë shikuan atë me habi se si po fliste me vete, pastaj ndalën bisedën. H. një herë fliste qetë, bënte një pyetje, pastaj ngrihte zërin dhe duart dhe i përgjigjej vetes. Në botën e tij ai po debatonte me dikë. Njëri prej tre maturantëve bëri dy hapa drejt tij dhe i tha të largohej. H. nuk dëgjoi se çfarë po kërkonte ai prej tij dhe vazhdoi me diskutimin. Maturanti duke humbur durimin e kapi për këmishe, disa pulla ranë përtokë dhe pastaj e dridhi atë, siç dridhet një pemë për të shkundur frutat nga pema e lartë.

Pse ma shkyve kmishën...?”, iu drejtua atij.
Maturanti nuk u përgjigj, por e goditi në gjoks me grusht. Ai zuri në një këmbë të karriges dhe u rrëzua. Aty pa dy pulla të këmishës, i mori dhe i futi në xhep, pastaj u ngrit ngadalë dhe duke u larguar shtoi:
Për mu e di krejt Kumanova se jam budallë...Prej sotit e di edhe për ty!” Maturanti i krekosur u kthye tek shokët e tij duke i sharë edhe “nanën e budallës.”

Sa herë shikoj sa lehtë ndërsehen politikanët shqiptarë nga persona shizoid, nga ata që karrierën kanë obsesion, fiksim, duke iu përgjigjur zemërimit të tyre me zemërim, mllefit me mllef, sharjes me sharje, më bie ndërmend kjo skenë, ky përjetim dhe mendimi filozofik, i thellë, i pakundërshtueshëm i studentit të pa fat të matematikës, që fliste vet me vete dhe kërkonte shërimin tek mashtrues të ndryshëm, që i merrnin paratë, pa e ndihmuar kurrë.

Rënia e njeriut „normal”, në nivelin e njeriut "jonormal", është humbje e vetëkontrollit, dështim i madh, sepse ai mund të dirigjohet, ndërsehet dhe zbresë nga niveli i vet, sa herë ta kërkojë i çmenduri. Ai di të kërcejë apo zhytet në rolin e të çmendurit, të bëhet si ai, të veprojë siç pret ai prej një njeriu të kategorisë së vet dhe përpiqet me çmenduri, me metodat e të çmendurit, të dalë fitues mbi të çmendurin. Kjo tregon se egoja e disa njerëzve delikat, të mençur, mund të komandohet, manipulohet, ngacmohet nga një njeri me probleme psikike. Aftësia tij e madhe është në luajtjen e rolit të të mençurit, por në fakt, ai “normal”, ka nevojë për trajtim mjekësor, për Çmendinë, kurse i sëmuri i vërtetë, për Psikiatri.

Gazeta DITA

Libra nga Lis Bukuroca:


Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.


5 Kommentare:

Anonym hat gesagt…

KOMENTE TEK DITA

guri shabani
Shkeim i goditur dhe me shume kuptim .Kush ka dy pare mend e kupton.

Anonym hat gesagt…

orli
Shume bukur zoti Naser!tamam i bie qe te gjithe politikaret shqiptare nuk jane hiç normal(plotesisht e vertete)

Anonym hat gesagt…

dita
SuloKapedani
Po z.Naser èshtè shume e vertetè ,edhe budallenjt thone fjalè tè mençura dhe njè rast i tille ka ndodhur nè spitalin psiatrik tè Elbasanit nè vitin 1997.Njèri nga personeli tregon momentin kur njè i sèmurè psikik ju tha tè tjerève futni brenda se po vijnè budallenjte tè na vrasin kur nè ato momente kishte gjuajtje me arme jashtè spitalit.Besoj se ka ngjashmeri me rasti qe tregoni nè shkrim.

Anonym hat gesagt…

dita
psy
Ndersa nje i semure sa here shihte doktoret ne korridoret e spitalit thoshte:bobo,na mbyten budallenjte!

Anonym hat gesagt…

dita

Blendi
Z. Aliu, ndoshta nuk ka shume rendesi dhe vete nuk e di nga vjen fjala “Ploshtad”, e cila mesa duket perdoret per qendren e Kumanoves. Por meqe kur kam qene nxenes kishim ne shkolle rusishten si gjuhe te huaj, di qe ne ate gjuthe ploshcad i thone sheshit. Ndoshta “Ploshtad” eshte nje fjale qe rrjedh nga kjo fjale e rusishtes(apo sllavishtes) dhe qe ka kuptimin e sheshit. Dhe sheshi ne pergjithesi nenkupton qendren e nje njesie, fshati, qyteti, etj.

Tung,
Blendi