Akademia
e shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit,
Këshillin kombëtar të Shqiptarëve, Qendrën kulturore – Ulqin,
Shoqatën e artistëve dhe intelektualëve – Art club – Ulqin,
Bashkimin e krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi dhe Fondacionin
“Lika” organizojnë mbrëmjen solemne, me rastin e dekorimit të
prof. dr. Ruzhdi Ushakut me titullin “Nderi i Akademisë” dhe
“Mirënjohja e qytetit”.
Evenimenti
do të mbahet në hotelin “Mediteran” në Ulqin, ditën e
mërkurë, më 14 tetor, me fillim në ora 19.
Dr. Ruzhdi
Ushaku lindi
në Ulqin, më 1938. Shkollën fillore e kreu në vendlindje,
normalen në Prishtinë. Fakultetin Filozofik – Degën e Gjuhës e
Letërsisë Frënge dhe të Gjuhës Latine i kreu në Sarajevë, më
1964. Gjate studimeve në Sarajevë ishte një vit kryetar i Klubit
te Romanistëve. Në Paris, më 1962/63, kreu shkallën e pestë të
studimeve moderne frënge me ç’rast merr apsolve Diplome
Superieur d`Etudes Francaises Modernes.
Në vitin 1968/69 regjistrohet në studimet pasuniversitare në
Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit ku,
më 1972 magjistron me temën “Shprehjet idiomatike në tekstet
bashkëkohore të gjuhës frënge në serbokroatisht”. Në të
njëjtin fakultet doktoron në vitin 1979. Nga viti 1971 punoi
mësimdhënës i gjuhës frënge dhe te asaj latine ne Degën e
Gjuhës dhe te Letërsisë Frënge pranë Fakultetit Filozofik (tash
atij të Filologjisë) Nga viti 1985 ishte profesor ordinar i këtij
Fakulteti. Kryetar i departamentit të Romanistikës, kryetar i
Këshillit Mësimor Shkencor te Universitetit të Prishtinës. Me
2006 u pranua anëtar-akademik aktiv ne Akademinë Evropiane te
Arteve me seli ne Leuze të Belgjikës.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen