Nëse
gjykohet me mendësi ballkanase apo me Kanun, atëherë ajo lojë
mund të futet në historinë e sportit. Jo për të mirë, por
barbarisë serbe, do t'i përgjigjemi me barbari shqiptare. Do të
kemi një rast të shkëlqyer t'i tregojmë botës, se futbollin
konsiderojmë lojë, sport, ku nuk bëhet kushtrim si në Beograd, ku
nuk thirren parulla raciste, ku nuk thirren parulla shoviniste, ku
përjetohet loja, por jo të shndërrohet në një fushëbetejë, ku
thirren ide fashiste dhe ku rrihen lojtarët. Serbisë duhet treguar
se nuk lejojmë manipulim, siç i shkon asaj për shtati.
Edhe
ndaj provokimeve serbe duhet të jeni imun. Humbja më e madhe e
skuadrës serbe, do të jetë qëndrimi dinjitoz i shqiptarëve në
fushë, tribunë dhe jashtë. Do të jetë edhe një përgjigje ndaj
deklaratës fashiste të ministrit serb, që krahasoi Kosovën me
Kalifatin. Nuk e ka thënë këtë mendim para lojës krejt ashtu
rastësisht, ashtu krejt pa qëllim dhe ashtu thjesht, por shpreson
të ngucë, të nxisë nacionalistët e pavetëdije, të motivojë
ata pa identitet të formuar dhe në Shqipëri, të shkaktojë një
ngjarje dramatike, sa të rrënohet përtokë imazhi shqiptar në
arenën ndërkombëtare.
Ashtu
si ia dolën në Kosovë ta shpallin veten viktimë, me një ngjarje
tragjike do ta rehabilitojnë veten pas qëndrimeve fashiste në
Beograd.
Me
çdo vepër josportive, do ta ndihmoni rehabilitimin dhe kthimin e
shkëlqimit serb në Europë dhe në botë. Ashtu siç e ndihmoi edhe
idiokracia kosovare.
Njëkohësisht
do t'i dërgoni një mesazh të qartë edhe UE-së. Nëse adhuroni
Shqipërinë dhe kombin shqiptar, këtë herë keni mundësi të
tregoni civilizimin e lashtë shqiptar. Trimëria dhe krenaria
primitive u tregua në Beograd, nuk ka nevojë të vazhdohet tutje.
Kosova ka humbur shumë empatinë me protestat e vitit 2004, që sot
bëri të mundur krijimin e Bashkësisë Serbe. Në Shqipëri nuk do
të ketë bashkësi të tillë, por për disa vjet, mund ta dëmtojë
rrugëtimin e Shqipërisë drejt UE.
Serbia
gjithmonë ka pasur shqiptarë, që veprojnë për interesa dhe
përfitime të saja. Si në protestat e vitit 2004, edhe tani, në
stadium do të ketë shqiptarë, që kanë për obligim të bëjnë
vepra që i konvenojnë interesit nacional serb. Detyrë atdhetare
është të izolohet nga ata që mendojnë se është mirë të jesh
shqiptar: Serbisë nuk i pëlqen miqësia shqiptare me SHBA-të,
nuk i ka pëlqyer roli i Edi Ramës në Berlin, nuk i ka pëlqyer
sjellja e tij në Beograd dhe sa më keq që do të sillemi ne, aq më
shumë do të ndihmohet Serbia.
Dashuria
ndaj kombit nuk tregohet me urrejtje, por duke ditur të festohet
fitorja, ose duke pranuar edhe humbjen vetëm si ngjarje sportive.
Fituam
kundër Serbisë, pse u dëshmuam më të qytetëruar se ajo.
Pikërisht kjo ishte arsyeja pse Perëndimi na ktheu sedrën e
nëpërkëmbur. Daçiqi që ishte bashkëveprimtar i kryefashistit të
Ballkanit, do të parapëlqente me shpirt një rrëmujë, ndonjë
tragjedi dhe, natyrisht fitoren në tryezë. Një pasojë të tillë,
nuk e meritojnë lojtarët, këtë nuk e meriton publiku, nuk i duhet
sportit dhe nuk e meriton kombi shqiptar. Tregoni se jeni burra dhe
dini të fitoni dhe humbni me dinjitet. Qëndrimi Juaj do të ndikojë
shumë në imazhin jo vetëm të sportit shqiptar, por edhe do të
krahasohet me qëndrimin e publikut në Beograd. Të gjithë ata që
kanë qëndrime armiqësore ndaj kombit shqiptar, me padurim presin
ndonjë tragjedi në Elbasan. Detyrë atdhetare e çdo tifozi
shqiptarë është pengimi i mercenarëve në tribuna. Serbisë nuk
duhet t'i falim fitore të trefishtë. Të trefishtë sepse nëse
ndodhë diçka që çon në anulimin e lojës, Serbia do ta fitojë
lojën në tryezë, do ta përligjë sjelljen fashiste në Beograd
dhe, do të dëmtojë tmerrësisht shumë imazhin shqiptar. Sot në
SHBA presidenti gjerman tha se liria nuk është e përkryer. Ne kemi
mundësi të dëshmojmë se e meritojmë atë, se e duamë, është e
domosdoshme për ne dhe se nuk e shfrytëzojmë kundër vetvetes.
Mund
t'i falet çdo njeriu përbaltja e fytyrës së vet, por jo kur
rrënon imazhin e kombit.
Gazeta ZËRI
Gazeta ZËRI
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen