2. Burri i shkruan një copë letre gruas dhe e le mbi tryezë:
"E dashur,
sonte do të kthehem aty nga mesnata.
Do të jem jashtë me sekretaren time. Ajo që mund të bëhet me një vashë 18 vjeçare, siç di edhe ti, nuk mund të bëhet me një grua 54 vjeçare."
Burri kthehet në mesnatë dhe mbi tryezë gjen përgjigjen e gruas:
"I dashur,
do të kthehem aty nga mëngjesi.
Do të kalojë natën me trajnerin tim të tenisit. Meqenëse ti je matematikan, sigurisht mund ta llogarisësh se numri 54, nuk mund të futet aq herë në numrin 18, sa mund të futet numri 18 në numrin 54...
Djali: "E dashur, unë kam një problem."
Vajza: "Mos thuaj të lutem: "Unë kam një problem, por thuaj, ne e kemi një problem." Ne jemi së bashku, një shpirt, ne jemi një. Ok?
"Ah, ok shpirt! Pra, e dashur ime, ne dy e kemi një problem!"
"E çfarë problemi paskemi ne shpirti im?"
"Shpirt, ne dy e kemi lënë shtatzënë shoqen tënde..."
Shqipëroi Lis Bukuroca
LIBRA NGA LIS BUKUROCA TEK AMAZON
- Kuptimi i jetës
- Letër burrave I
- Letër burrave II
- Hijedritat e jetës
- Ngjyrat e dashurisë
- Shtatë parimet e dashurisë
- Die Asylbewerber
LIBRA TE LULU
- Kuptimi i jetës
- Shtatë parimet e dashurisë
- Ngjyrat e dashurisë
- Letër burrave (I)
- Letër burrave (II)
- Hijedritat e jetës
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen