Një kryetar i një shteti demokratik nuk reagon ashtu në mënyrë impulsive, jo pas dy orëve, dhe jo t’i dhurojë zgjedhje ekstremistëve në çastin kur kur ata janë në ngritje e sipër. Macron, i cili vizatonte veten si europian të përkushtuar, mund të bëhet varrmihës i saj me vendimin e së dielës.
Nga ai vendim mund të përfitojë e djathta ekstreme, jo pse ata vërtetë mund të përmirësojnë jetën e qytetarëve, por sepse do të shpërblehet mllefi kundër emigrantëve, pa të cilët ekonomia gjermane dhe franceze do të shembeshin.
(Gjermania ka 27.4% të huaj (22,3 milionë), që domethënë se një fitore e AfD-së mund të prodhojë një krizë të madhe në shoqëri dhe me pasoja për Europën. Franca ka 13,1 milionë me rrënjë të huaja, si na quajnë neve kur së paku njëri prind është nga jashtë. Thua se jemi pemë!!!)
E dyta, ata votues që kanë frikë nga emigrantët, janë nga shtetet që kanë vjedhur dhe plaçkitur vendet nga vijnë emigrantët sa herë që e kanë ndier veten të fortë apo sa herë kanë pasur nevojë për të plaçkitur.
Franca ka lënë gjurmët e saj të krimit kudo. Gjermania gjithashtu, dhe Rusia po e bën ende. Edhe Austria pat pushtuar toka të huaja. Spanja dhe Portugalia gjithashtu. Ata votues të neofashizmit nuk i vret ndërgjegjja se dikur armatat e shteteve të tyre kanë shkuar për t’i vrarë njerëzit në shtëpitë e veta, jo, këta po tmerrohen pse po vijnë refugjatët. Kryesisht, ato vende imperialiste ku sot po fiton neofashizmi kanë mbushur me refugjatë kontinentin e Amerikës, Australisë dhe Zelandës së Re, duke asimiluar dhe zhdukur popujt dhe kulturat të tëra autoktone atje.
Italia pat zbarkuar në Shqipëri dhe vrarë njerëzit nëpër oborret e veta. Edhe Gjermania. Kjo ishte kur shteti italian dhe ai gjerman udhëhiqeshin nga kriminaliteti i organizuar. Tani fitojnë radikalët, sepse për ta është e drejtë të shkojnë nëpër botë dhe të vrasin njerëzit në vendin e vet, por është e padrejtë nëse të tjerët vijnë duarthatë për të punuar, për një jetë më të mirë, si ne në kontinentin amerikan, për të jetuar në liri, por jo për të vrarë italianë, francezë, austriakë apo gjermanë!
Nëse njeriu viziton muzetë e Londrës, Parisit, Berlinit, Vjenës, Madridit, Lisbonës, Beogradit, Moskës, Romës, etj., do të gjejë nëpër ato muze qindra artefakte të vjedhura nëpër botë. Nga Kriminaliteti i Organizuar. Popujt e atyre vendeve që sot zemërohen pse po kërkojnë ndihmë njerëzit e zhgënjyer me shtetet e veta, ushtritë e atyre shteteve patën pushtuar, shfrytëzuar masakruar, pushtuar, shfrytëzuar, masakruar, vjedhur dhe pa gjakderdhje të madhe, nuk çlirohej një komb nga lakmia e tyre dhe etja për pasurim dhe gjak.
Perëndimi nuk dobësohet nga multikulturalizmi; këtë e dëshmon Amerika. Ai rrënohet nëse e pranon si ruajtës të kulturës ekstremizmin dhe racizmin. Ekstremizmi zakonisht shkatërron atë që mendon se e do tepër shumë: si e bëri Hitleri, Musolini, Millosheviqi, Kalifati para pak vjetëve, etj.
Nëse fiton e djathta, Ballkani mund të harrojë integrimin në BE, natyrisht nëse ajo do të mbijetojë. E djathta është masha e Putinit në Europë, siç janë Orbani, Vuçiqi, AfD, Le Pen, ÖVP në Austri, etj.
Nëse populli francez ri-iluminohet dhe masivisht del në zgjedhje dhe voton për demokracinë liberale, atëherë gjesti i Macron-it do të përfundojë si test pozitiv psikologjik për popullin. Nëse fiton ekstremizmi, Macron do të jetë autor i epitafit të Europës, kurse Putini fituesi kryesor.
Ky ekstremizëm më kujton një dialog me një gjerman para më shumë se 20 viteve, por i publikuar në vitin 2019:
- Ju shqiptarët po shitni shumë drogë!
- E di!
- Nuk ju vjen turp?
- Jo, unë nuk e shes! Njerëzit shesin çfarë kërkon tregu. Ju armë, ne kanabis!
- Mirëpo është kriminalitet!
- Po, e di, por është kriminaliteti më i vogël, se sa kriminaliteti juaj kur keni ardhur për të na vrarë në shtëpinë tonë, jo me disa mafiozë, por me një armatë mafioze, dërguar nga qeveria juaj kriminele!
- Ti pse ke ardhur?
- Pranoje ardhjen time si kompliment, sepse prania ime domethënë se ju jeni qytetëruar dhe nuk jeni më fashist. Unë kam ardhur me një çantë, paraardhësit tu kanë ardhur te ne me tanke, avion, armatë…
- Mirëpo atëherë ishte kohë lufte!
- E vërtetë, por kushdo që kalon kufirin e vet me armatë për të pushtuar, është pjesë e krimit të organizuar. Disa mafiozë shqiptar ua sjellin në paqe kanabisin me makina, jo me tanke! Ju po e kërkoni, ata po jua sjellin! Ju po e paguani mirë! Nuk jemi ne shqiptarët që shesim drogë, çor disa mafioz me origjinë shqiptare.
- Është mirë kjo?
- Jo, legalizojeni! Regjistroni konsumatorët dhe la ta blejnë në barnatore. Kështu mafia zhduket…
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen