10.07.2024

I ftuar tek ADN, RTSH

Nga profesori Ilir Yzeiri.

Temë diskutimi Ismail Kadare. 


Nga minuta e 11:00

2 Kommentare:

THANAS JORGJI hat gesagt…

Duke dëgjuar këtë intervistë, ndjeva kënaqësi të dyfishtë.
Në të takoheshin dy personalitete të cilët i vlerësoj maksimalisht:
Ilir Yzeiri – ish Profesori im dhe miku dhe kolegu im Lis Bukuroca.
Dy kapacitete të spikatur të Letërsisë dhe të Kulturës shqiptare.
Ilir Yzeiri në rolin e moderatorit dhe „ngacmuesit“ të bisedës dhe Lis Bukuroca në pozicionin e analistit dhe të njohësit të thelluar të Letërsisë Kadareane.
Për nga cilësia dhe niveli i lartë analitik, kjo bisedë merr vlerën e një leksioni të nivelit akademik i cili mund të jepet në aurat dhe auditoret universitare.
Nuk e di, nëse miku im Lis Bukuroca beson sinqerisht, apo niset thjesht për ta „mbrojtur“ Kadarenë nga sulmet e anës tjetër të barrikadës, kur tha (thotë) se Kadareja NUK ISHTE ISLAMOFOB.
Unë (nëse do lija mënjanë kujdesin për ta mbrojtur Kadarenë) do thosha me zë të lartë:
PO! ISMAIL KADAREJA ISHTE ISLAMOFOB!

Dhe PËRSE TË MOS JETË I TILLË???
Çfarë të mire pati kombi ynë nga Islamizmi, kjo fe e Injorancës dhe Fanatizmit? Përveç se shkëputjes me përdhunë të kombit shqiptar nga trungu i popujve europianë? Duke e lënë popullin tonë në bisht të zhvillimit dhe duke u ndjerë si mish i huaj e gjysmë-vëlla në vëllazërinë e popujve të krishterë europianë.

Ismail Kadareja E PATI KËTË GUXIM për t'u pozicionuar dhe për ta shpallur veten si ISLAMOFOB. (kujtoj këtu që në gjithë veprën e Kadaresë nuk ka ndonjë personazh hoxhë) ndërkohë që Fryma e Krishterë ndjehet e fuqishme në gjithë krijimtarinë e Tij.

Ndërsa kritikët (në kuptimin pozitiv të fjalës) e Kadaresë, kufizohen dhe nuk kanë guximin ta artikulojnë këtë dimension i cili në fakt është një Dimension Esencial i krijimtarisë së Tij.
Këtë „rezervim“ arrij ta kuptoj. Ata e bëjnë në emër të dashamirësisë së tyre, për të mos e vendosur në pozicion të vështirë Kadarenë dhe për ta shmangur kthimin e tij në një target nga islamistët.
Nga kjo logjikë u nis (besoj) edhe miku im Lis Bukuroca në këtë intervistë kur u shpreh se Ismail Kadareja „nuk ishte islamofob“.

Dhe këtë arrij ta kuptoj.

Lis Bukuroca hat gesagt…

Përshëndetje Thanas i dashur dhe të falënderoj shumë për komentin dhe për fjalët mbështetëse. E kuptoj qëndrimin dhe shpjegimin tënd shumë mirë, por përsëri them se Kadare nuk ishte islamofob.

Ky epitet shpesh përdoret nga radikalët për të kufizuar apo anuluar lirinë e mendimit. Për mua, qëndrimi i Kadaresë është një formë e lirisë së shprehjes. Qosja e ka vlerësuar si islamofobi.

Nëse dikush ka të drejtë të bëjë apele për t'u bërë besimtar, atëherë tjetri duhet të ketë të drejtën të thotë "mos u bëni besimtar."

Ky është dallimi thelbësor midis Kadaresë dhe Qosjes.

Qosja synonte të anulonte lirinë e mendimit të Kadaresë. Sipas mendimit tim, Kadare nuk është islamofob. Nëse unë deklaroj se të gjitha fetë janë fantazi njerëzore, sepse në thelb, ato janë të tilla, atëherë mund të shapllen krishterofob, islamofob, bektashofob, budistofob etj.

Në këtë mënyrë mund të fshihet nga Kushtetuta liria e mendimit dhe shprehjes, sepse duhet futur aty mendimi i klerikëve.
Kur një feje i shtohet prapashtesa "fobia," synohet anulimi i lirisë së mendimit. Në këtë kontekst e kisha fjalën, por ndoshta nuk kam qenë aq i qartë.

“Fobia” i jep religjionit një kuptim shtesë të frikës dhe urrejtjes. Unë këto dy fakte nuk i kam vënë re tek Kadare. Mund të ketë pasur qëndrim më pro-krishterë, por nuk ka urryer asnjë fe, si edhe Rugova. Urrejtja mendoj unë është një çrregullim…

Të falënderoj edhe një herë dhe të uroj një të diele të këndshme, shumë i dashur Adrian…