15.07.2024

Ju flet Carl Guatv Jung (III)

 Në secilin prej nesh ka një qenie tjetër që nuk e njohim. Ajo na flet përmes ëndrrave dhe na bën të kuptojmë se ajo i sheh gjërat shumë ndryshe nga sa ne besojmë se jemi.

Aty ku mbretëron dashuria, nuk ka dëshirë për pushtet dhe ku mbizotëron pushteti, dashuria mungon. Njëra është hija e tjetrës.

Të menduarit është shumë e vështirë. Kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve gjykojnë.


Shoqëria nuk është e organizuar aq shumë nga ligji, por nga tendenca për të imituar. Ne të gjithë lindim origjinalë dhe vdesim kopje.


Më trego një individ të shëndoshë dhe unë do ta shëroj për ty.


Njohja e errësirës vetjake është metoda më e mirë për t'u përballur me errësirën e të tjerëve.


Mirë. Ka aq netë sa ditë dhe secila është aq e gjatë sa çdo ditë tjetër në vit. Edhe një jetë e lumtur nuk mund të ekzistojë pa një masë errësire, dhe fjala "e lumtur" do të humbiste kuptimin e saj nëse nuk do të balancohej nga trishtimi.


Nëse ka diçka që do të donim të ndryshonim tek një fëmijë, fillimisht duhet ta shqyrtojmë dhe të shohim nëse nuk është diçka që do të ishte më mirë ta ndryshonim në veten tonë.


Të jesh i moshuar është jashtëzakonisht e papëlqyeshme. Ne nuk e kuptojmë se "të mos jesh në gjendje të plakesh" është diçka për idiotët, ashtu siç është të mos jesh në gjendje të dalësh nga fëmijëria.


Të jetosh veten do të thotë të jesh një detyrë për veten. Nuk mund të thuash kurrë se të jetosh për veten tënde është një kënaqësi. Nuk do të jetë një gëzim, por një vuajtje e gjatë, sepse ju duhet të bëheni krijuesi juaj.


Por çfarë mund të "krijojë" një njeri nëse nuk i është dashur të jetë poet? …nëse nuk keni asgjë për të krijuar, atëherë ndoshta krijoni veten.


Përsiatja kërkon kohë, kjo është arsyeja pse ata që përsiasin nuk kanë asnjë mundësi për të shprehur pa ndërpre gjykime.


Por çfarë mund të "krijojë" një njeri nëse nuk i është detyruar të jetë poet? …Nëse nuk ke asgjë për të krijuar, atëherë ndoshta krijon vetveten.


Joga është hetimi më i vjetër që njeriu ka kryer ndonjëherë mbi trupin dhe mendjen.


Lavdërimi dhe predikimi i dritës është i kotë nëse nuk ka njeri që mund ta shohë atë. Në vend të kësaj, do të ishte e nevojshme t'i mësojmë njeriut artin e të parit.


Nga gjermanishtja Lis Bukuroca

Keine Kommentare: