"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

27.12.2015

Disa klishe mbi kombet

Anija në fundosje e sipër. I trishtuar i drejtohet oficeri i parë kapitenit: Pasagjerët po refuzojnë t'i veshin xhaketat e notimit dhe të kërcejnë nga bordi.
Kapiteni merr çështjen përsipër dhe pas pak, raporton se të gjithë kishin kërcyer në det:

Anglezit i paska thënë, do t'ishte josportive, nëse nuk kërcehet,
italianit, kërcimi në det është i ndaluar,
skocezit, xhaketat e notimit janë falas,
amerikanit, jeni të siguruar nga një shoqatë e sigurimit
rusit, është trishtuese, por romantike
francezit, anglezët nuk pajtohen me kërcimin tuaj,
gjermanit, është urdhër…

këtu përfundon kjo anekdotë që ka numëruar disa kombe europiane, por sikur të kishin qenë aty ballkanasit, atëherë do të dukej ndryshe dhe kapiteni do t'i kishte thënë:
shqiptarit, ti ke frikë të kërcesh,
serbit, shqiptari ka frikë të kërcejë,
kroatit, serbet kundërshtojnë kërcimin tënd,
malazezit, pastaj mund të flesh deri në drekë,
maqedonasit, poshtë gjendet një bust i Lekës së Madh,
grekut, maqedonasit sllav po nxjerrin një bust të Lekës së Madh,
romit, po kërkojnë muzikë ballkanasit gjatë përpjekjes për të mbetur gjallë: Kërcen dhe romi dhe aty sheh se ballkanasit duke u mbytur njëri pas tjetrit, akuzojnë Europën pse nuk dinë të notojnë, ose, sepse të tjerëve kapiteni u paska dhënë xhaketa të reja, kurse ballkanasve, të vjetra dhe me shumë vrima...

nga gjermanishtja lb






Keine Kommentare: