"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

17.07.2016

Kur gjermani smiron Edi Ramën, Bota Sot


Qesh shtrirë në plazh dhe pas një ore, kolegu Thomas, ma turbulloi ditën. U ngrita për të marrë një gotë verë për ta larë atë ngacmim, që m'u bë si rriqër. Ai është dy metra i gjatë. Ka numrin e këpucëve 49 dhe flokët bjonde. Ai sykaltër, meqë isha larg, mori guximin të më pickojë në pushime: “A lexove? Edhe pse humbi skuadra shqiptare, Edi Rama do t'u falë nga një milion euro dhe nga një pasaportë diplomatike! Sa para mendon se do t'i kishin marrë sikur të kishin fituar dy herë?”
U mendova diku pesë minuta dhe pastaj iu përgjigja. “Mund ta ketë bërë për t'i dëmshpërblyer lojtarët pas zhgënjimit dhe traumatizimit nga humbja dhe për të motivuar ata që do të luajnë herën tjetër. Ne dimë të humbim me plot dinjitet. Nëse ju gjermanët konsideroni humbje, ne festojmë si fitore dhe i presim në qendër të qytetit me mirënjohje të madhe, sepse kanë ditur të humbin si burra të vërtetë...
Pse?“
Sepse nuk kemi dashur të fitojmë.“
E pse?“
Prit përgjigjen, mos më shkruaj. Kjo është zemërgjerësi shqiptare. Ne dimë mirë se sa kritika, sa qortime, sa keqtrajtime, sa sharje përjetojnë skuadrat tjera kur humbin. Thjesht ne nuk dëshpërojmë kombe tjera për një lojë, sepse ishim më të mëdhenj se ne. Ne kemi respekt ndaj të madhit, ndaj të fuqishmit, ndaj të pasurit e pastaj, dimë shumë mirë se ata nuk u japin lekë kur humbin...
E pse?“
Si e pse? Nuk ke pasur ti respekt ndaj vëllai tënd të madh?“
Po, por isha i vogël?“
Edhe ne jemi të vegjël. Nuk shesh sa është e vogël Shqipëria?”
Ah ha...“
Jo ah ha, kjo është shpirtmirësi zakonore shqiptare, që ju nuk e posedoni sepse jeni gjermanë”, shtova në fund për ta thekuar epërsinë tonë morale dhe fisnike dhe cak, shtypa dërgo. Për ta ngacmuar edhe më shumë, vazhdova me mesazhin tjetër: “Ne nuk bëjmë si ju gjermanët. Ju u falni para njerëzve që nuk punojnë, që nuk luajnë top, që nuk dinë as të humbin. Duke mos u dhuruar para atyre që kanë humbur, nuk keni asnjë të drejtë të përrallisni për liritë dhe të drejtat e njeriut, sepse ju diskriminoni humbësin. Ne kemi respekt të veçantë për ata që kanë ditur të humbin në fushëbetejë. Si trima dhe, që nuk kanë hedhur në dëshpërim asnjë komb me të cilin u ndeshën...”
Sapo ngrita ngrita kokën nga celulari, tingëlloi mesazhi i tij.
Duke gjurmuar për kryeministrin shqiptar në internet, gjeta një fotografi të tij lakuriq në plazh. Edi Rama, nuk paska bole! Lapsi tij shihet kokëvarur, por jo vezët. Një burrë si ai, duhet të ketë diku 700 gram, ose kalavesh, sepse është i gjatë sa unë...”

Gati qava nga hidhërimi kur lexova mesazhin e tij. Ky ishte denigrim tepër i madh dhe tunda kokën i habitur. Kishte fat se isha shumë larg. Ndoshta më kaploi inati. Ndoshta tërbimi. Ndoshta edhe keqardhja, nuk di, por ato fjalë për Edin, nxituan me shumë temperaturë dhe hov njëra pas tjetrës dhe nuk dija cilën ta konsideroja më të përshtatshme për ta kultivuar tutje hakmarrjen dhe neverinë ndaj tij. U ndjeva i poshtëruar si kurrë më parë në jetë dhe faqenxirë. Çfarë poshtërimi, o zot!

Kurrë në jetë nuk kisha përjetuar ofendim më të rëndë dhe desh më pëlciti kryet. Para syve m'u shfaqën mijëra xixa dhe mbylla kapakët: tmerr! Kur të kthehem, thash vet me vete, do t' ia hedh kafenë e nxehtë në surrat, dhe t'ia djeg syretin gjerman dhe pastaj ta pështyj delenxhiu mu në lule të ballit. Nuk ma kapte rradakja si mund të quhet i pa bole Edi Rama. Shqipëria është në NATO. Jemi miq. Edi ka fëmijë. Fëmijën ia ka pagëzuar madje papa vet, para se të vinte Erdogani. Ai që ka fëmijë, ky është fakt shkencor, vezët duhet t'i ketë. Ndoshta fare të vockla, por duhet t'i ketë. Ky është rregull, jo përjashtim.
Pasi u ktheva në vete, nisa t'i shkruaj Thomasit një mesazh dhe nuk dua të flasë për gazepin që përjetova. Nga dielli nuk shiheshin mirë shkronjat dhe më zgjati një çerek ore deri sa hartova përgjigjen si duhet. Pastaj fëmijët që vraponin pranë meje ose që hidhnin topin njëri tjetrit, ishte pengesë shtesë, por megjithatë, pas një durimi shumë të madh, ia dola.
Nëse në fotografi nuk shihen bolet, nuk domethënë se nuk i ka. Fotografi ka qenë shumë larg, e ka bërë me qëllim, sepse Edi është shqiptar. Fotografi ishte francez dhe mik i serbeve, prandaj...

Po ai duhen Edit vezët? Shtrova këtë pyetje vetes, që nuk ia kisha bërë kurrë. I duhen dhe nuk i duhen, ishte përgjigja. Në shoqëri demokratike, nuk janë të domosdoshme. Në epokën e Enverit, po. Sot politikanit shqiptar i duhet vetëm gjuha. Me bole nuk arrihet larg, por me gjuhë shumë. Me gjuhë mund të lëpihet, jo me vezë fundi i fundit.

Gjersa po rilexoja mesazhin e tij, u shfaq tjetri pas tri pikave pa asnjë respekt:
...gjeta në internet edhe një një fotografi ku Rama i përkëdhel dorën në kofshën e Erdganit.“, dhe pasoi fotografia.
Erdofob,!” piskata i trishtuar. Si mund të shpifet ashtu për Ramën dhe Erdoganin? Mund të hidhet në gjykatë për shpifje. Një copë herë nuk i shkrova. U përpoqa ta përmbledh veten dhe hapa përsri 'What's Up-in'.
E ka vëlla”, i shkrova. “ A nuk të ka përkëdhelur kurrë vëllai?”
Po...Si mund ta ketë vëlla?“, pyeti.
Nuk di. E ka. As ty nuk të kam pyetur kurrë pse ke Kevinin vëlla të madh.”
Shiko fotografinë si shtrëngojnë duart mbi kofshën e Erdoganit.”
Nuk është ashtu si duket”, i shkrova. “ Nuk ka gjë të keqe. Honeckeri juaj pat puthur Brezhnjevin në gojë, ndoshta edhe duke i futur gjuhën njëri tjetrit dhe ne nuk ju kemi qortuar kurrë. Tek politikanët shqiptarë është normale të përkëdhelet dora apo kofsha e një politikani që ne konsiderojmë vëlla të madh. Kemi mendësi tjetër, prandaj nuk jemi gjerman...Kuptove? ”
Ah ha...“
Jo ah ha! Është shenjë respekti dhe mirënjohjeje me norma të përpikta kanunore: dora duhet të jetë së paku dy tre gishta larg lapsit të Edit. Dhe ashtu është.”
Hodha celularin i mërdhezur anash dhe thash vet me vete...në fakt desha të them diçka vet me vete, por shoqja ndërhyri.
Paska vdekur dikush? Pse je ngrysur ashtu? Pse hodhe celularin?“
Edhe më keq”, i thash. Thomasi quajti Edi Ramën i pa vezë, pastaj bën insinuata për Edin dhe Erdon...dhe mos i shtro tri pyetje ashtu në mënyrë serike. Unë jam burrë. Një nga një të lutem.”
Eh, ku qenka problemi?”
Si ku qenka problemi? Edi Rama është shqiptar. Shqiptari nuk mund të jetë pa vezë. Nuk ka pasur kurrë në historinë shqiptare njerëz të tillë, domethënë ne nuk posedojmë defekte të tilla gjenetike. Nëse ka qenë ndonjë në periferi për të cilin nuk kam dëgjuar kurrë, nuk ka rëndësi, por politikanët i kemi zgjedhur gjithmonë trima, domethënë me vegla komplete. Ajo shfletoi librin dhe vazhdoi me leximin.
Mos shkruaj më kurrë se Edi nuk ka bole!“, i shkrova. Ke prekur dinjitetin tim dhe atë të kombit shqiptar. Ke ofenduar dhe gati njëqind milion shqiptarë dhe turq me atë fotografi.”
“Mund ta shohësh edhe ti Merkelin cullak...”, më shkroi.
“Nuk dua!”.

Ndjehesha aq shumë i telendisur, sa më humbi krejt pasionin e pushimeve. Nuk lejoj unë të më përflitet nga të huajt Edi Rama, as Hashimi. Çfarë leshko dhe lënesh është Thomas, mendova.
Për ta inatosur, i shkrova: “E din pse nuk dua të shoh Merkelin lakuriq.”
Jo!“
Ne nuk fusim në politikë gra si ju, halabake! Nuk mund të eksitohem...kam frikë se bëhem impotent. Ju keni bërë kancelare një grua që nuk është atraktive, nëse shikon ambasadoret tona, ti harron Claudia Schiferin dhe Heidi Klumin. Ne nuk zgjedhim në pozita kaçiruba si ju...“
Më fal...“ dhe dërgoi një kokëz me buzqeshje, pastaj edhe një tjetër me dy duart mbi kokë.
I shkrova se mund të pajtohemi vetëm nëse nuk shan kurrë Edi Ramën dhe duhet të pushojë të sillet si Erdofob, sepse Erdofilia dhe Erdopatia e Edi Ramës dhe Hashimit, është filozofi jetësore dhe i shërben popullit. Ju smironi atë pse ai ka një zhvillim ekonomik marramendës, jo pse ju hanë palla për liritë dhe të drejta e njeriut. Pas diku shumë këmbënguljeve, Thomasi u pajtua se kisha të drejtë dhe më premtoi se nuk do t'i shajë kurrë më. As Edin, as Erdon, e as Hashën.
Bëre mirë!”, i shkrova në mesazhin vjiues, “përndryshe do t'i shkruaja një email Edi Ramës dhe do të kisha kërkuar të ndalojë hyrjen në Shqipëri për tërë jetën. Thomasi u falënderua që nuk e bëra dhe si shenjë serioze për pajtim dhe më tha se kishte fshirë fotografitë e tyre nga celulari.

Përfundova komunikimin me Thomasin dhe nisa të shfletoj e-mail. Celulari im nuk është shumë i mençur dhe ka një 'IQ' shumë të vogël, sepse pranon edhe e-mail të çuditshme, të pafytyra. Hapa të parin dhe aty shkruante: “A dëshironi të zgjatni lapsin? Tek ne mund ta bëni në mënyrë diskrete dhe me çmim të ulët, doktor Luci ka mbaruar studimet në Universitetin Vicktory të Kosovës dhe është anëtarë i Akademisë. Ordinanca jonë gjendet në Makresh. Me ndihmën tonë, mund të magjepsni botën për rreth!”, ani botën për rreth thash vet me vete dhe hapa mailin tjetër.

Titulli, „ Po vijnë shacat, bëhu çikë!” Brenda mailit: “Ndreqja, riparimi i virgjërisë shpejt dhe lirë në ambulancën tonë në Mucibab. Na shkruani! Nëse abonoheni dhe premtoni se do të rivirgjëroheni tri herë, 20 % zbritje. Shpejt, lirë dhe mirë. Sqarim: Shaci nuk e merr vesh kurrë sa hyrje-dalje kanë qenë në biografinë tuaj lineare! Ju kënaquni, ne ju ndreqim për shacat si duhet. E meritojnë ata. E meritoni ju kënaqësinë! Na kontaktoni! PS.: Për të martuarit që dëshirojnë ta ripërjetojnë edhe një herë natën e parë, 50 % zbritje!”

E-maili tjetër me titullin: “Sterile? Ne kemi ilaçin!” Në brendi: ”Në të shumtën e rasteve kemi sukses në shërimin e grave. Gratë trajtohen në një ordinancë më moderne në Ballkan. Trajtimi zgjatë diku dhjetë minuta derisa burri tymos një cigare në oborr, ose pi një makiato falas. Nëse jo, mund të konsultohet tek ordinanca përballë për zgjatjen ose trajnimin e lapsit. Doktor Hajdari, i cili ka lindur jo larg Kullës së Ajetit në Shtime (që pastaj francezët e kopjuan prej nesh dhe e quajtën Ajfel) ka mbaruar studimet në Universitetin Planetar të Kosovës dhe është anëtar i Akademisë. Në ordinancën tonë në Makresh, punojnë edhe tre D-Asistent (Dem-Asistent) të pashëm dhe të fuqishëm. Jeni të mirëpritur. Mos ngurroni! Sillni gratë! Ato janë fajtore. Ne ripërtërijmë Kosovën!”

Sapo desha të përfundoj me analet nga pushimet, pipi, tingëlloi një mesazh nga Thomasi: “ Mendohet se kryetari i grushtshtetëruar, Erdogani, ka stisur puçin me Shërbimin Sekret për ta çuar para projektin e tij.” I shkrova vetëm një fjalë: „Qafir!“ dhe e bllokova. Më pat bërë pelin një ditë në pushime, edhe një të diele, do të kishte qenë tolerancë e tepruar me një koleg. Sidoqoftë ideja tij më tolloviti renditjet e mendimeve dhe mora telefonin. Bisedova gjysmë ore me fallxhoren. Ajo më tha këtë: “Grushteti në Turqi është organizuar dhe drejtuar nga qendrat nacionaliste shqiptare në Ballkan. Me ndihmën e gjeneralit shqiptar, ata kishin ndërmend ta çlironin Turqinë nga despotizmi. Shpjegim tjetër nuk shoh në letra e mia.” Karma thash vet me vete dhe mbylla telefonin. Ata na çliruan në shekullin XV, ne po i çlirojmë në shekullin XXI. Si shqiptarë de, me aq shumë vonesë sepse na kishte ikur autobusi...







Keine Kommentare: