"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

21.11.2013

Kombet më të lumtur në botë

Psikologët e Kombeve të Bashkuara publikuan World Happiness Report“ raportin mbi lumturinë e kombeve. Më të lumtur janë njerëzit e vendeve skandinave. Raporti sjell një pasqyrë për 156 vende të botës. Merren në konsiderim të dhënat nga sistemi social, pritshmëria nga jeta, tregu i punës, të ardhurat, perceptimi subjektiv, ndjenja e sigurisë, raportet sociale të njerzve, siguria, kënaqësia personale dhe gjendja shpirtërore në mes të tjerash. Tek vendet e prekur nga kriza si Italia, Greqia, Spanja, lumturia zbret për 20 për qind. Në Norvegji shkak për lumturinë ishte edhe zhdukja e korrupsionit. Sipas radhitjes së Kombeve të Bashkuara, populli i Danimarkës është më i lumturi në botë. Vendet e fundit i kanë Republika e Afrikës Qendrore, Benin dhe Togo. Edhe vitin e kaluar Danimarka kryesonte listën. Dhjetë vendet e kombeve më të lumtura:

1. Danimarka (7.693) pikë
2. Norvegjia (7.655)
3. Zvicra (7.650)
4. Hollanda (7.512)
5. Suedia (7.480)
6. Kanada (7.477)
7. Finlanda (7.389)
8. Austria (7.369)
9. Islanda (7.355)
10. Australia (7.350)


Gjermania ka vendin e 26 me (6.672) pikë. Paratë nuk janë garantuese të lumturisë, por psikologët konstatojnë se ato nuk dëmtojnë lumturinë. Shumë vende të pasura gjenden larg vendeve të para, mirëpo varfëria shihet qart se ndikon shumë në degradimin e lumturinë së njerzve. Se pasuria nuk ndikon shumë, kanë konstatuar edhe psikologët duke përcjell njerzit që kishin fituar një shumë të madhe parash në lotari. Ata pas tre muajve, përsëri ishin kthyer në gjendjen e mëparshme.  Si faktor shumë i rëndësishëm në lumturinë e njerzve u numëruan edhe liria si dhe mundësia për të vendosur dhe zgjedhur vet stilin e jetës. Ja edhe disa vende tjera:

17. SHBA (7.082)
43. Japonia (6.064)
44. Slovenia (6.060)
45. Italia (6.021)
46. Slovakia (5.969)
21. Belgjika (6.967)
22. Mbretëria e Bashkuar (6.883)
58. Kroacia (5.661)
62. Shqipëria (5.550)
68. Russia (5.464)
70. Greqia (5.435)
77. Turqia (5.345)
80. Mali Zi (5.299)
81. Pakistan (5.292)
82. Nigeria (5.248)
83. Kosova (5.222)
90. Rumunia (5.033)
93. Kina (4.978)
105. Iraku (4.817)
106. Serbia (4.813)
107. Bosnia dhe Hercegovina (4.813)
118. Maqedonia (4.574)
144. Bulgaria (3.981)



Keine Kommentare: