"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

05.04.2014

Nëse unë dua të jetoj, Wenn ich leben will, Erich Fried

Nëse unë dua të jetoj
unë duhet të marr frymë -
frymë që mund të thithet

nëse unë dua të jetoj
unë duhet të ha -
ushqim të ngrënshëm

nëse unë dua të jetoj
unë duhet të pi -
ujë të pijshëm

nëse unë dua të jetoj
unë duhet të rri zgjuar dhe të flej -
jo vetëm të flej

nëse unë dua të jetoj
unë duhet të dua veten dhe të tjerët -
dhe të jem kundër luftës



nga gjermanishtja LB

Keine Kommentare: