"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

27.07.2014

Bojkoti i koka kolës

Pasi agjensitë e lajmeve shpërndan apelin për bojkotin e koka kolës në Kosovë, Këshilli i Sigurimit thirri një mbledhje urgjente. Tubimi i nisur të shtunën në orën nëntë nuk ka mbaruar as të dielën mesditë. Mijëra gazetarë po dremisin akoma para selisë së OKB-së.
Siç merret vesh, lajmi trishtoi edhe firmat tjera të mëdha në SHBA, sepse pas falimentimit që do t' i shkatojë Kosova koka kolës, mund të halitet edhe Serbia, të trazohet, të zgjohet dhe të bojkotojë keçapin amerikan “Heinz”.

Me bojkotin nga Kosova, specialistët thonë se do të humben shumë vende të punës. Një profesor i ekonomisë, duke dashur të mos shkatojë panik në SHBA, pasojat nga bojkoti kosovar i komunikoi vetëm presidentit Obama. Nga burimet e sigurta, disi curroi lajmi jashtë, ku thuhet se Obama kishte humbur rrugën në oborrin e Shtëpisë së Bardhë. Kishte kapur kokën me dy duar dhe po sorrollatej në dalldi. Një deri në dy vende të punës humben nëse qytetarët kosovarë nuk pijnë më pije amerikane, por rasoj. Dy deri në tre vende të punës mund të humben, nëse Serbia hakmerret ndaj SHBA-ve duke bojkotuar keçapin. Me presione të tilla mund të mësohet edhe Mali i Zi, edhe Maqedonia...

SHBA disi kapërdiu bojkotin e koka kolës, por tmerri që i ka kapluar, është droja se një shqiptar tjetër nga Kosova ngrihet dhe kërkon të mos blihen edhe produktet e Microsoftit, të Appel dhe duke pasur parasysh se Zuckerberg është me origjinë hebre, frika është e kuptueshme se shqiptarët e Kosovës, mund të bojkotojnë edhe Facebook-un. Këtë mirëpo nuk do ta bëjnë tha një socio-psikolog amerikan, se u duhet për ta sharë Amerikën.

Nëse Kosova nuk blen kompjuter nga Bill Gates, kjo kompani mund ta shkruajë epitafin e vet dhe skalisë në një gurë: “Këtu pushon Microsoft. Qe një histori suksesi e dy shekujve, e njërit në mbarim, e tjetrit në fillim.” Epitafin mund ta përgadisë mirëpo edhe Appel e Stev Jobsit. Mund të pritet se shqiptarët e Kosovës u bie ndërmend ta bojkotojnë edhe iphonin. Falimentimi i koka kolës, Micrososftit dhe Appel sipas shumë ekspertëve mendohet se do shkatojë trazira sociale në SHBA, inflacioni do të rritet dhe nëse Kosova i përmbahet apelit, i bashkangjitet edhe Serbia, atëherë mund të mbeten pa punë së paku gjashtë amerikan.

Orëve të fundit pikoi edhe një lajm jashtë. Shërbimet sekrete serbe dhe ruse kishin regjistruar një telefonatë në mes Obamës dhe Hashim Thaçit. Obama kishte kërkuar me këmbëngulje nga Kryeminsitri i Kosovës të marrë këtë kërcënim seriozisht dhe të përdorë krejt ndikimin e tij për t' i ndryshuar partnerit të tij të koalicionit, këtë apel. Thaçi nuk i ishte përgjigjur menjëherë sepse ishte duke u falur, pas një çerek ore kishte marrë receptorin në dorë dhe kishte tundur kokën disi në shenjë mospajtimi. Këtë tundje koke shqiptare e analizuan gazetat në shumë mënyra, por shumica konstatuan se Thaçi nuk do të ndikojë për ta qetësuar opinion publik amerikan dhe klasën punëtore atje.
Valla po ma ban mirë be Hashim”, kishte përkthyer përkthyesi në fund deklaratën e Presidentit amerikan.
Një mbledhje urgjente mbajti edhe qeveria serbe. Ajo qortoi ministrat dhe këshilltarët se si nuk kishin pasur një ide gjeniale si kjo që u shpall në Kosovë. Po të kishin bojkotuara ata koka kolën para shqiptarëve, do ta kishin gjunjëzuar SHBA-n dhe do ta kishin ende Kosovën brenda Serbisë. Sidoqoftë, reagimi kosovar u pëlqeu shumë dhe tani e tutje, do të shiten në Kosovë pije të prodhuara në Serbi.

Se me këtë bojkot kosovar koncernet amerikan mund të falimetojnë njëra pas tjetrës, e përshëndeti personalisht edhe Vladimir Putin në një fjalim të shkurtër që mbajti menjëherë pas publikimit të lajmit kosovar atje. Apelin e përshëndeti edhe Koshtunica, Daçiqi dhe Shesheli nga Haga.

Pesimistët shkruajnë se ky apel kosovar mund të sjellë botën para një krize globale dhe deri edhe tek Lufta e Tretë Botërore. Frika shumë e madhe që po bisedohet nëpër korridoret e Unionit Europian është kjo: nëse një kosovar bën apel të mos blihen avion amerikan, makinat e vendeve perëndimore, atëherë bota siç e njohim, nuk do të ketë shpëtim. Lufta e Tretë Botërore para dere.
Mund të përplaset në recesion edhe industria e makinave në Gjermani nëse i teket një deputeti tjetër kosovar të bëjë një apel për bojkotimin e Mercedesit, BMW dhe produkteve tjera gjermane.
Gazeta “Bild” bën të ditur se Merkel kishte mbetur pa gjumë në sy duke folur me kryetarët e botës.

Duke përfunduar këtë raport, mora një email se Edi Rama personalisht iu paska lutur Hashim Thaçit të ndikojë në anulimin e këtij bojkoti ekonomik dhe të shpëtohet njerzimi, por Hashim Thaçi paska thënë se kismetit nuk mund dhe nuk duhet t' i dilet para.

Halla Dinore që me fakte shkencore parashikon ardhmërinë me filxhanat e kafesë, deklaroi sot në Prishtinë: “Pasojat do të jenë aq të mëdha për planetin Tokë, sa të atij atij guri që zhduku dinosaurët...”Mozomakeq!

Keine Kommentare: