"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

06.02.2016

Konkurs për Kryetar të Kosovës

Republika e Kosovës
Republika Kosovo-Republic of Kosovo
Kuvendi i Republikës së Kosovës - Republika Kosova Skupština - Republic of Kosovo Assembly

Në pamundësi për t´i vazhduar mandatin Presidentes së pamoralshme, që nuk pati njohuri sa duhet dhe si duhet për bontonin politik kosovar; për arsye se u pasurua paturpësisht shumë nga populli i varfër kosovar; për arsye se ia mori fytyrën kombit duke mos pasur asnjë ndjekje penale; për arsye se me shtirjen e saj, dëmtoi imazhin e politikanit kosovar; për arsye se me lazdrimin e saj rrënoi tërësisht imazhin e Republikës së Kosovës jashtë dhe brenda, dhe duke pasur parasysh nevojën e imunitetit që ofron posti (neni 89), Kuvendi Republikës së Kosovës shpall këtë:

K O N K U R S

për President të Republikës së Kosovës

Kriteret e domosdoshme për President janë:

  1. Te ketë deri diku njohuri te gjuhës gjermane dhe të ketë jetuar në Cyrih
  2. Të ketë qenë drejtor politik i UÇK- ës
  3. Të ketë simpati të madhe brenda LDK- së, deri në dashuri burrërore
  4. Të mos ketë interes direkt apo indirekt monetar, financiar apo ndonjë interes tjetër, pra të mos ketë nevojë të madhe për lekë
  5. Të jetë i gatshëm nga poltrona e Presidentit të sakrifikohet për Kosovën
  6. Ta ketë një plan për ta bërë Kosovën shtet të fortë
  7. Të pëlqejë Zajednicën dhe kufirin me MZ deri në alivanosje nga tymi
Kualifikimet e dëshirueshme:

  1. Të jetë person deri diku me moral të lartë dhe të ketë bajagi shumë integritet
  2. Të mos jete shpallur fajtor për vepër penale
  3. Të ketë studiuar ndonjë semestër në Zvicër
  4. Të ketë rekrutuar si agjentë të vet njerëz të shërbimit sekret francez, edhe drejtorin e tyre
  5. Njohuri themelore mbi menaxhimin dhe tjetërsimin e ndërmarrjeve publike
Informatë e përgjithshme për kandidatët lidhur me procedurat e konkurrimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:
  • CV-në
  • Letër me shpjegim pse adhuron postin e Presidentit dhe a janë paraparë hetime
  • Dëshmitë e kualifikimit profesional për President, letër me motivacione nga Isa Mustafa
  • Certifikatë Penale, pra dëshmi se kandidati është nën hetime
  • Dëshmi se ka qenë refugjatë në Zvicër
Dokumentacionet duhet të jenë në zarf të mbyllur dhe t'i dorëzohen zotit Kadri Veseli. Nëse kandidati simpatizon opozitën, atëherë dokumentacionin duhet dorëzuar zonjës Naxharije për riciklim, pastrueses së Kuvendit të Kosovës.

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - KAPITULLI V PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Përveç atyre kushteve të lartpërmendur kandidimi është rregulluar edhe me Kushtetutë dhe mund të kandidohet çdo shtetas i Republikës së Kosovës i cili e ka mbushur moshën tridhjetë e pesë vjeçare (neni 85 ), por ai shtetas, duhet të sigurojë nënshkrimet e të paktën tridhjetë (30) deputetëve të Kuvendit të Kosovës (neni 86 pikë3.)

Nëse armiku i brendshëm pengon votimin në Kuvend, kandidati do të votohen në tavanin e Kuvendit, ose në bodrumin, ku Naxharija mban kovat dhe fshesat. Se a është votuar Presidenti, do të kuptohet në bazë të tymit të bardhë, që do të fërfëllohet nga tavani ose bodrumi, siç bën edhe Vatikani.

Kandidati i votuar Presidenti Kosovës gëzon imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për veprimet dhe vendimet brenda fushëveprimit të përgjegjësive të Presidentit të Republikës së Kosovës, (Neni 89)[Imuniteti]. Imuniteti i Presidentit vazhdon edhe pasi Presidenti të ketë përfunduar mandatin. Pra ky post mund t'u rekomandohet personave në shënjestër.

Presidenti i Republikës pasi ta marrë detyrën vendoset, bashkë me familjen, në rezidencë shtetërore të Republikës së Kosovës dhe nuk paguan qira, nuk paguan rrymë, as ujë, domethënë trajtohet si refugjat.

Paga e Presidentit është paga më e lartë në kuadër të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës. Ajo gjithmonë duhet të jetë së paku njëzetepesë përqind më e lartë se të ardhurat e përgjithshme të Kryetarit të Kuvendit dhe udhëheqësve të tjerë institucional. Presidenti pajiset menjëherë me pasaportë diplomatike të Republikës. Të drejtë për pasaportë diplomatike fitojnë aty për aty edhe bashkëshortja dhe fëmijët e tyre. Zonja e Parë e Republikës së Kosovës, pra zonja e parë shkruhet me shkronjë të madhe, ajo është bashkëshortja e Presidentit.

Nëse ka një metrese apo ndonjë konkubinë, atëherë atëherë ato shpallen zonja të para me numra romak pas: Zonja e Parë II, Zonja e Parë III e kështu me radhë. Funksionet ceremoniale dhe protokollare të Zonjës së Parë përcaktohen me Ligjin mbi Protokollin Shtetëror. Presidenti i Republikës së Kosovës pas përfundimit të mandatit ka të drejtë në pension, shuma e të cilit është shtatëdhjetë përqind e pagës të cilën e merr Presidenti.

Presidenti i Republikës së Kosovës dhe familja e tij pas përfundimit të mandatit kanë të drejtë në sigurim të plotë shëndetësor dhe shërbime mjekësore në spitalet ushtarake dhe publike gjatë tërë jetës.

Presidenti i Republikës së Kosovës, të cilit i ka përfunduar mandati si dhe bashkëshortja tij, vazhdojnë ta përdorin pasaportën diplomatike të Republikës së Kosovës gjatë tërë jetës dhe mund ta marrin me vete pas vdekjes, pasaportë që mund t'u sigurojë një planet më të bukur dhe me temperatura mesatare.

Me rastin e vdekjes, (neni 24) Presidentit, të cilit i ka përfunduar mandati, varroset me shpenzimet shtetërore dhe me nderime shtetërore, përderisa nuk ka shprehur dëshirë tjetër.
Pra për sevap varroset në arka e shtetit dhe harxhimet për klerikët, i merr arka publike përsipër. Do të caktohet disa ditë zie dhe do të urdhërohet populli të qajë sa më shumë që të jetë e mundur.

Keine Kommentare: