"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

19.06.2023

Feja si përparësi ose si motiv dënimi

Ndoshta duhet të kuptojmë se si jokrishterë, nuk mund të pretendojmë të drejta të njëllojta me të krishterët në Europë: 

  • Serbet në Kroaci kanë autonomi të vogël sepse ajo ngrehinë gjendet në një shtet me popullsi katolike.
  • Kroatet e serbet kanë shtetet e tyre brenda Bosnjës, sepse në atë shtet shumica e banorëve janë të besimit mysliman.
  • Në Serbi nuk kanë autonomi shqiptarët, sepse ata janë të besimit mysliman, por kërkohet për 100.000 serb të shpërndarë nëpër Kosovë.
  • Në Maqedoni edhe pse diku 40% e popullsisë është shqiptare, nuk kanë autonomi. Arsyeja? Shumica shqiptare atje është e besimit mysliman dhe nuk mund t’i dhurohet autonomi as si në Kroaci serbeve, as si në Bosnje serbeve e kroatëve, e as çfarë  synohet për katundet serbe në Kosovë. Gjuha shqipe është zyrtare vetëm nëse përbëjnë 20% të popullsisë së një komune.
  • Në Kosovë serbishtja është zyrtare edhe në komunat ku nuk ka asnjë banor serb.
  • Në Kosovë duhet një republikë për serbet si në Bosnje për serbet, sepse shumica e popullsisë është e besimit mysliman. 
  • Kushtet paraprake në Europë: përparësi kanë protestantët dhe katolikët, apo katolikët e protestantët, pas tyre vijnë ortodoksët dhe është e lejueshme të dënohen ata që i besojnë islamit. Teorikisht ky shkallëzim, ky degradim nuk pranohet, por praktikisht zbatohet kudo në Europë.
Për fat të keq ky diskriminim do të vazhdojë edhe në këtë shekull. 
Citat nga Bertelsmann Stiftung: "Toleranca fetare është shumë e përhapur - por islami nuk përfshihet aty..." Fjalën e ka për Gjermaninë.

Libra nga Lis Bukuroca:


Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


2 Kommentare:

Anonym hat gesagt…

Shkrim me pak fjalë e që thotë sa një libër 500 faqesh. Evropa nuk është se janë kushedisa të krishter të mdhenjë, por përmbrenda krishterizmit të tyre ata e kanë konsoliduar civilizmin-kulturën e tyre, të cilës për gati 3000 (tre mijë) vjet ia kanë pae hajrin! Islami në këtë rast edhe po të jetëm gjëja më e mirë që mund ti ndodhë njerzimit?! Evropa dhe përgjithësisht Perëndimi nuk e duan, nuk e duan sepse nuk përket me poltikat e tyre të kontrollit të globit (për mendjen e shëndosh shum edhe normale). Pra me pak fjalë depërtimi i islamit në kulturën e perëndimit do ti bënte këta popuj ndryshe, dhe me këtë "NDRYSHE" perëndimi edhe të humbisnin ndikimn e tyre në Glob. Rasti ynë: Neve shqiptarët kemi marrë për barrë një diçka që lëre qe po na dëmton (duke u bërë dele e zezë mes të bardhave), por është edhe çështje (kultur) që nuk kalon! Tashi a duhet neve të mbrojm një diçka që na dëmton? Nuk duhet! Thjesht fare, nëse do të ishte bërë perendimi islamik, edhe na bashk me ta, përndryshe duhet të ngjasojm sadokudo me kontinentin që i takojm.

Lis Bukuroca hat gesagt…

Falminderit shumë për mendim Shaban. Ndihem shumë i nderuar!